Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ministri italian mund të gjykohet për “rrëmbim emigrantësh”

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 23:45 | Bota
Ministri italian mund të gjykohet për “rrëmbim

Senati italian do të votojë të mërkurën për të vendosur nëse Ministri i Brendshëm Matteo Salvini mund të gjykohet për refuzimin e zbarkimit të 150 emigrantëve nga një anije shpëtimi në Siçili.

Që prej gushtit të kaluar ai është nën hetim për abuzim me pushtetin pasi mbajti njerëz kundër dëshirës së tyre në anijen bregdetare “Diciotti”.

Më 18 shkurt, një komitet i rëndësishëm i Senatit italian votoi kundër heqjes së imunitetit të Salvinit, gjë e cila duhet të bëhet në mënyrë që ai të përballet me akuzat në gjyq.

Megjithatë ministri rrezikon nga 3 deri në 15 vite burg për abuzim me pushtetin. Emigrantët, kryesisht nga Eritrea, zbarkuan në tokë pas disa ditëve qëndrimi në det, ndërsa 12 prej tyre u strehuan dhe nga Shqipëria.

Që prej këtij rasti Salvini ka shtyrë përpara legjislacionet që ashpërsojnë masat kundër emigrantëve dhe ka refuzuar zbarkimin e tyre në portet italiane.

Ai refuzon strehimin e refugjatëve duke thënë se në këtë drejtim duhet të ndihmojnë edhe shtetet e tjera Evropiane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli