Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ndeshja ndaj Kastriotit, reagon Tirana: Gjykim skandaloz, shprehje raciste nga arbitri

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 16:11 | Futboll
Ndeshja ndaj Kastriotit, reagon Tirana: Gjykim skandaloz, shprehje raciste nga

Klubi i Futbollit Tirana ka reaguar ashpër ditën e sotme, me anë të një deklarate për mediat, lidhur me gjykimin në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Kastriotit.

Në deklaratë thuhet se gjykimi ishte skandaloz, ndërsa theksohet se arbitri ka përdorur edhe shprehje raciste ndaj lojtarëve bardheblu.

“KF Tirana nuk është nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur për te ndjekur reagimet e të gjithë aktorëve dhe faktorëve brenda e jashtë fushave të lojës si dhe analizuar pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetëm, pa dëgjuar asistentët e tij, që në disa momente vendimtare të ndeshjes i kanë kërkuar të marrë vendime të drejta, tërësisht të ndryshme nga çfarë ai ka vendosur.

Fjalori me të cilin gjyqtari ka provokuar lojtarët e Tiranës dhe stafin teknik, janë një tjetër argument që bëjnë klubin të kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli të gjyqtarit Olsi Sokoli për një gjykim të paprecedent, komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtarëve të Tiranës.

Gjithashtu ftojmë publikisht Shoqatën e Arbitrave, të reagojë kundrejt dhunës që në këtë rast ushtroi një gjyqtar futbolli përballë 11 futbollistëve, stafit teknik, stafit drejtues dhe të gjithë tifozëve bardheblu”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani