Në legjislativ apo në pushtet lokal?! Deputetët e PS drejt bashkive

I pari i gatshëm për të lënë mandatin është Pjerin Ndreu. Në listat e PS në Qarkun Lezhë, mandati i kalon Adriana Jakut, aktualisht zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Edhe Rakip Suli ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Kamzën, duke i hapur rrugë kreut të FRESH, Eljo Hyskjo për të hyrë në Parlament.

Në Përrenjas përflitet emri i Nuri Belbës. Pasues në listë është Florenc Spaho. Në Vlorë, Vullnet Sinaj pritet të lërë mandatin për bashkinë e Selenicës. Nëse ndodh, vendin e tij mes socialistëve pritet ta marrë Ramis Husi.

Në Korçë pritet të lirohen dy karrige, për të kërkuar dy të tjera në krye të bashkisë së Pogradecit dhe Devollit. Përkatësisht deputetët Ilir Xhakolli dhe Edlira Bode. Vendet e tyre pritet të pasohen nga Ardit Konomi dhe Enslemvera Zake.

Në Fier, Antoneta Dhima mund të lërë mandatin për bashkinë e Patosit, duke ia pasuar mandatin Gentiana Cakranit. Në Gjirokastër, Flamur Golemi kërkon bashkinë e qytetit të gurtë, ndërsa vendin e tij mund ta marrë Laert Duraj, drejtori aktual i Postës Shqiptare.

Ndërsa në Durrës, deputeti Ilir Ndraxhi pritet të kandidojë në Shijak, duke spostuar listën dhe futur në Parlament Altin Kaziaj.

Por kur jemi pothuajse 3 muaj larg zgjedhjeve, kartat mund të ndryshojnë në tavolinë dhe listës së përfolur, mund t’i shtohen ose hiqen kandidatët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN