“Nuk bëj pazar me gjakun e djalit”, përplasje në sallën e gjyqit

Përplasjet e forta mes familjarëve të Marvi Mihalit dhe prindërve të të akuzuarve për vrasjen e tij në sallën e gjyqit u bënë shkak për ndërprerjen e seancës se të martës në Gjykatën e Tiranës.

Prindërit e Mihalit pretenduan se pala tjetër ka shpifur publikisht duke thënë se ata kanë kërkuar dëmshpërblim për vrasjen e të birit.

“Nuk bëj pazar me gjakun e djalit”, tha Fatmira Mihali, nëna e Marvit. Kaq mjaftoi qe situata të precipitonte në fyerje të ndërsjella. Për cenim të etikës, gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu në 26 mars.

Shkarkoni aplikacionin e A2