Qytetet më të shtrenjtë në botë, Parisi ndan kreun me Lindjen e Largët

Parisi është qyteti më koston më të lartë të jetesës në botë, bashkë me Hong Kongun dhe Singaporin. Është hera e parë në 30 vjet që tre qytete ndajnë vendin e parë në listën e “Economist Intelligence Unit” që krahason çmimet në 133 qytete të botës.

Kryeqyteti i Francës, i klasifikuar i dyti vitin e kaluar, është një prej katër qyteteve europiane në top-dhjetëshe. Studimi krahason kostot e 150 produkteve, përfshirë edhe bukën. Vlerësohet gjithashtu nëse çmimet janë ulur apo ngritur, duke i krahasuar edhe me koston e jetesës ne Nju Jork, që përdoret si referencë.

Sipas autores së raportit, Roxana Slavcheva, Parisi ka qene mes 10 qyteteve më të shtrenjta që prej vitit 2003, dhe kostoja e jetesës në të ishte ekstremisht e lartë. Çmimi mesatar për një prerje flokësh në këtë qytet kushton 119 dollarë, ndërsa në Zyrih vlera arrin në 74 dollarë. Karakasi në Venezuelë ku inflacioni arriti në 1 milionë % vitin e kaluar duke detyruar qeverinë të hedhë në treg një monedhë të re, kryeson listën e qyteteve më të lira. Ne vend të dytë pozicionohet Damasku në Siri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN