Ruani fëmijët nga fruthi, mjekët: Evitoni vendet e populluara

Vetëm në dy muaj e gjysmë, 44 fëmijë janë shtuar në QSUT për komplikacione të rënda nga fruthi.

Mjekët tregojnë se edhe aktualisht fëmijët në gjendje më të rëndë janë të moshës 6 muajshe, të cilët ende nuk kanë kryer vaksinën.

Mjekët tërheqin vëmendjen e prindërve për të mos i nxjerrë fëmijët në ambiente të mbipopulluara pasi fruthi është në qarkullim. Ndërsa nënat duhet të kapin në kohë shenjat e para të sëmundjes.

Fruthi qarkullon në vendin tonë që nga viti 2018. Më së shumti sëmundja infektive ka prekur moshat nën 2 vjeç për shkak se të miturit ose nuk kanë arritur moshën e vaksinimit, 1 vjeç, ose u është shtyrë nga prindërit.

Mjekët thonë se fruthi është një sëmundje që shkakton dhe vdekje, ku vetëm këtë vit kanë humbur jetën nga komplikacionet dy fëmijë.