Sulm me thikë në një shkollë në Oslo, raportohet për të plagosur

Një mësuese dhe 3 anëtarë të stafit të një shkolle në Oslo kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë, i cili nga raportimet e para dyshohet të jetë kryer nga një studentë.

Sulmi ka ndodhur në shkollën “Brynseng” në lindje të Oslos, ndërsa personat e plagosur u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia është njoftuar për sulmin rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka mbërritur menjëherë në shkollë duke vënë në pranga një student, i cili dyshohet si autor i sulmit.

Deri tani janë të paqarta motivet e këtij sulmi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN