Surpriza e madhe, 18-vjeçarja kampione në tenis

Tenistja kanadeze, Bianca Andreescu, vetëm 18-vjeç, është kampione e turneut Masters të Indian Wells.

Ajo mundi 2-1 me sete tenisten gjermane Kerber, ish-numrin 1 në botë për femra.

Një rezultat surprizë, pasi Andreshu mori pjesë në këtë turne përmes një ftese nga organizatorët dhe askush nuk e priste këtë rrugëtim fantastik te tenistes adoleshente.

Ajo është tenistja e parë me “Wild Card” që fiton në turneun amerikan, duke ngjitur 25 pozicione njëherazi në renditjen botërore, nga vendi i 50-të në të 25-in.

Shkarkoni aplikacionin e A2