Tritol shtyllës së tensionit, Ministria e Brendshme: Akt terrorist – A2

Tritol shtyllës së tensionit, Ministria e Brendshme: Akt terrorist

Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar njërën prej shtyllave të linjës së tensionit të lartë 400 kë, Tiranë-Podgoricë dhe Tiranë-Prizren në fshatin Krastë të Fushë Krujës.

Dëmtimi është konstatuar fillimisht nga punonjësit e OST, ndërsa më pas në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e policisë së Komisariatit të Krujës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se dëmtimi ka ardhur si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese e dyshuar tritol.

Shtylla e tensionit të lartë ka marrë dëmtim të pjesshëm, pa rrezikuar rrëzimin e saj. Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Brendshme e cilësuan dëmtimin e shtyllës si akt terrorist që rrezikonte lënien e vendit në errësirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2