Basha, as në protestë, as në prokurori…

Ndërsa nga kreu i shtetit vijnë këto deklarata të forta, dy drejtuesit e partive kryesore po zhvillojnë takime të rëndësishme me drejtues europianë jashtë vendit.

Ndryshe nga kryeministri Rama, agjenda e të cilit po mbahet sekret, kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në një takim të Partive Popullore Europiane.

Madje, Basha do të mungojë dhe në protestën që opozita do të zhvillojë ditën e nesërme para Kuvendit. Ky tubim do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi. Gjithashtu, zoti Basha do të qëndrojë edhe të enjten në Belgjikë çka do të thotë se nuk do paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, ku ai është thirrur si person në cilësinë e deklaruesit lidhur me hetimet e hapura pas mbërritjes së letërporosive nga Skocia dhe SHBA mbi dosjen e lobimit, nga ku dyshohet PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN