Basha: “Bisha” e plagosur, e rrezikshme në momentet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua protestës së banorëve të “Unazës se Re” mbrëmë, prej ku sulmoi qeverinë se po përpiqet të shoqërojë banorët që kanë katër muaj në protestë.

“Në momentet e fundit, bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme. Këta e kanë kuptuar që u ka ardhur fundi. Në vend që t’i vënë gishtin kokës, mendojnë se mund ta shtyjnë duke ushtruar terror mbi qytetarët. Me çfarë argumenti hodhën gaz mbi protestuesit ditën e shtunë në protestë? Me të njëjtat argumente sepse këta janë të dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave kundër popullit, u shpreh Lulzim Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN