“Fair-Play” financiar, PSG fiton betejën me UEFA-n

Paris Saint Germain tashmë mund punojë i qetë dhe të vendosë objektiva konkretë për të ardhmen. Gjykata e arbitrazhit sportive në Lozanë i ka dhënë të drejtë në apelin që klubi parisien bëri, lidhur me një dënim të mundshëm të UEFA-s, sa i përket shkeljes së ‘fair-play’-it financiar.

Organet e kontrollit financiar vendosën rihapjen e dosjes së Paris, të mbyllur qershorin e kaluar sa i përket shpenzimeve në merkaton verore të vitit 2017, atje ku u shpenzuan më shumë 400 milion euro për blerjen e Neymar dhe Mbappe.

PSG e çoi çështjen në CAS, duke kërkuar anulimin e vendimit, me arsyetimin se UEFA kishte shkelur rregullat e saj, duke mos e rihapur çështjen brenda afatit 10-ditor që përcakton rregullorja.

Klubi francez ka këmbëngulur vazhdimisht se ka ndjekur rregullat dhe nuk ka është përfshirë në parregullsi të cilat kohët e fundit sollën lëkundje në skuadër me disa hipoteza të mundshme largimesh sikurse u mundua për trajnerit Guardiola. Çështja është mbyllur përfundimisht dhe PSG e ka fituar betejën e saj me UEFA-n.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN