Helmohen 15 nxënës në ambientet e shkollës në Bulqizë

15 nxënës të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë janë helmuar këtë të mërkurë, duke përfunduar në spital.

Paraprakisht dyshohet se nxënësit janë helmuar në ambientet e brendshme të shkollës, pikërisht në laboratorin e kimisë.

Vetë nxënësit që po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës thanë se po zhvillonin lëndën e vizatimit kur po eksperimentonin për formimin e objekteve, duke përdorur sapun të dikurshëm. Ata shprehen se shqetësimet nisën të shfaqeshin në fund të orës së mësimit.

Mjeket e spitalit të Bulqizës thanë se fëmijët u paraqiten me dhimbje barku e të vjella. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe po trajtohen aty për momentin.

Shkarkoni aplikacionin e A2