KQZ i jep mandatin 3 deputetëve të rinj nga LSI, njoftohen 18 të tjerë

Deputetet e rinj, LSI, parlament. KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kalojë mandatet tre deputetëve të LSI, Ralf Gjonit, Nimet Musait në Fier dhe Enada Koçiraj në Vlorë.

Betimi i tyre do të bëhet në seancën e kësaj të enjteje në Parlament. Në total, numri i ligjvënësve shkon në 96, 11 prej të cilëve opozitarë të rinj vetëm nga LSI.

Ndërkaq, burime për A2 CNN nga KQZ konfirmojnë se u janë bërë njoftimet nominale 18 emrave të rinj për marrjen e mandatit të deputetit. Ata kanë 10 ditë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN