Kriza politike në Serbi, Haradinaj: Përdorin Kosovën për çështje të brendshme

Kryeministri Ramush Haradinaj kritikoi politikanët e Serbisë dhe u kërkoi atyre që të mos përdorin Kosovën për çështje të brendshme.

Madje për këtë, ka kërkuar edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, ai reagoi dhe ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç për një ndërhyrje të mundshme në veri të vendit.

Shefi i qeverisë së Prishtinës foli edhe për idenë e ndryshimit të kufijve dhe për taksën ndaj Serbisë, duke i cilësuar këto tema të së shkuarës. Ai i kërkoi BE-së një plan të qartë integrimi për Prishtinën dhe Beogradin si dhe rifillimin e dialogut.