Lushnje, fermerët përshkallëzojnë protestën

Disa dhjetëra blegtore dhe grumbullues të qumështit kanë protestuar paraditen e sotme, duke bllokuar autostradën Lushnje-Fier. Ata kundërshtojnë uljen e masës së rimbursimit të TVSH për qumështin nga 20% në vetëm 6% nga shteti.

Sipas protestuesve me këtë masë rimbursimi nga shteti, blegtorët dhe grumbulluesit e qumështit duhet të falimentojnë. Në protestën e organizuar në Lushnje kanë ardhur edhe fermerë nga zonat e tjera, kryesisht të jugut të vendit, të cilët janë bërë bashkë për të kundërshtuar këtë normë të re të rimbursimit të tyre, që i çon në faliment të plotë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN