OSBE/ODIHR vijojnë takimet, nga selia rozë te selia blu

Delegacioni i ODIHR që po viziton këto dite Tiranën, e nisi axhendën me takime me 2 partitë kryesore. Fillimisht 2 përfaqësuesit e ODIHR ishin në PS, ku takuan Taulant Ballën, Damian Gjiknurin dhe Elisa Spiropalin.

Më pas në selinë blu, vijuan takimet me kryetarin Basha dhe Oerd Bylykbashin. Edhe dita e sotme do të jetë intensive.

Për të mbledhur informacion mbi përgatitjet e zgjedhjeve, ata do të takojnë drejtuesit e KQZ-s, shoqërinë civile dhe partitë aleate të PD e LSI-së.

Do të jetë ky delegacion që do të përcaktojë sa do të jetë numri i vëzhguesve që do të monitorojë procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN