Po nisnin 300 kg hashash drejt Italisë, dy në pranga në Karaburun – A2

Po nisnin 300 kg hashash drejt Italisë, dy në pranga në Karaburun

Një sasi prej 300 kg hashash u sekuestrua në vendin e quajtur Petruna në Karaburun të Vlorës.

Në pranga ranë Elton Muço  40 vjeç dhe 30-vjeçari Olsi Ylli. Sipas policisë kufitare droga do të transportohej me skaf drejt Italisë.

Si rezultat i operacionit, ku u përfshinë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda,  mjete lundrimi të Delta – Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë, u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:       

E. Ç.,  35 vjeç,  banues në Orikum  Vlorë, në rolin e  organizatorit

S.  D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e organizatorit

A. Gj., 22 vjeç, banues në Orikum  Vlorë,  në rolin e  organizatorit.

Xh. H., 26 vjeç, banues në  Orikum Vlorë,  anëtar i grupit kriminal

G. K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë, anëtar i grupit kriminal

N. S,  45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

O. P., 29 vjeç, banues në Vlorë,  anëtar i grupit kriminal

E. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.

H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, anëtar i grupit kriminal

A.B., 19 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

Shkarkoni aplikacionin e A2