Protestat në Ballkan, Hahn: Dënojmë dhunën, ndryshimet përmes zgjedhjeve

Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, tha të martën në Bruksel se e mbështet plotësisht të drejtën e protestave dhe lirinë e shprehjes në Ballkanin Perëndimor, por shtoi se dhuna është e papranueshme.

Ndryshimet politike sipas tij, mund të bëhen vetëm përmes proceseve demokratike, të tilla si zgjedhjet. Hahn pohoi se Bashkimi Europian nuk do te jetë arbitër sekush duhet të jetë në pushtet.

“Ata që kërkojnë prej nesh që të sigurojmë diku sundimin e ligjit, janë të njëjtit që besojnë se ne mund të hyjmë si forcë ushtarake, të përjashtojmë qeverinë aktuale dhe të zëvendësojmë atë me një tjetër. Ne nuk e kuptojmë kështu sundimin e ligjit, demokracinë dhe transparencën”, ishin fjalët e Hahn.

Komisioneri për Zgjerim dhe shefja e diplomacisë së BE, Federika Mogerini u takuan në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, theksoi se shembulli i Maqedonisë së Veriut duhet të shërbejë si një motiv për vendet e tjera në rajon.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN