Qeveria miraton koncesionin e aeroportit të Kukësit

Qeveria miraton kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Koncesioni do të jepet për 35 vjet dhe kompania, që është një bashkim i shoqërive “Global Technical Mechanics” dhe “Bami” sh.p.k do të investojnë 8 milionë euro.

“Numri i punonjësve që do të punësohen pritet të shkojë deri në 12 mijë persona. Aeroporti ka tërhequr interesin e linjave të mëdha “low cost”. Nga studimet paraprake, parashikohet që ky aeroport të ketë një fluks prej 300 mijë pasagjerësh në vit”, tha ministrja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN