Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rusia paralajmëron SHBA: Tërheqja nga traktati, rrezik për garë armësh

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 17:34 | Bota
Rusia paralajmëron SHBA: Tërheqja nga traktati, rrezik për

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi për një garë armësh me pasoja të paparashikueshme në konferencën e sponsorizuar nga OKB për çarmatosjen, në Gjenevë.

Në fjalën e tij gjatë konferencës ku Shtetet e Bashkuara kanë presidencën e radhës, shefi i diplomacisë ruse deklaroi se njoftimi i Rusisë për moratoriumin ndaj raketave tokë-ajër me rreze të mesme e të shkurtër veprimi, po shpërfilleshin qëllimisht.

 “Fakti se ne kemi njoftuar moratoriumin ndaj pozicionimit të raketave me rreze të mesme e të shkurtër veprimi në ato rajone ku nuk do të dërgohen sisteme të ngjashme amerikane po shpërfillet.  Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga traktati për forcat bërthamore me rreze të mesme mund të çojë në një garë të re armësh me pasojë të paparashikueshme”, deklaroi Lavrov.

Tensionet shpërthyen muajin e kaluar kur Shtetet e Bashkuara thane se do të tërhiqen nga traktati për amët bërthamore i vitit 1987, nëse Moska nuk hiqte dorë nga ato që Uashingtoni i konsideron shkelje.  Kjo nxiti Kremlinin të njoftonte pezullimin e traktatit. Sipas Lavorv, Shtetet e Bashkuara po minonin progresin sa i përket çarmatosjes  dhe se Rusia do të rriste kapacitetin bërthamor, për interesa personale.

OKB i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ta ruajnë traktatin me pretendimin se shfuqizimi i tij do ta bënte botën më pak të sigurt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani