Shkeli rregullat e konkurrencës, 1,5 miliardë euro gjobë për Google

Komisioni Europian godet rëndë kompaninë Google. Brukseli gjobiti gjigandin e kërkimeve në rrjet me 1,5 miliardë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe për abuzim me pozicionin dominues në treg.

Google ka imponuar një sërë klauzolash kufizuese në kontratat me palët e treta, që pengonin konkurrentët të shfaqnin reklamat e tyre në këto faqe interneti. BE arsyeton se këto praktika kanë dëmtuar konsumatorët.

Kjo është gjoba e tretë që bashkimi europian vendos ndaj Google. Edhe dy të parat ishin po për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe për abuzim me pozicionin dominues në treg. Ndër vite, Google është gjobitur me rreth 9 miliardë euro nga BE.