Të enjten opozita në protestë, por mungon Basha

Lulzim Basha nuk do të jetë të enjten në protestën që opozita ka parashikuar të zhvillojë para Parlamentit, siç ka bërë thuajse gjithmonë kur ka pasur seancë plenare që prej dorëzimit të mandatave.

Kryetari i Partisë Demokratike mësohet se do të jetë në Bruksel, edhe pse nuk është bërë e ditur agjenda e takimeve që do të ketë në selinë e Komisionit Europian.

Përveç se do të mungojë në protestë, Basha nuk do të shkojë nesër as në Prokurori, ku është thirrur nga organi i akuzës në lidhje me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN