Viti 2019 nis keq, kredia tkurret më tej

Tkurret më tek kredia për ekonominë. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se huadhënia ra ndjeshëm në 536 miliardë lekë në janar të këtij viti, nga 550 miliardë lekë që ishte stoku në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bizneset po kërkojnë më pak kredi, për shkak të pasigurive për të investuar, ndikuar edhe nga situata politike.

Ndërsa nga ana tjetër, bankat duket se kanë shtrënguar interesat, veçanërisht për kreditë e reja për kapital qarkullues.

Kjo do të thotë se një pjesë e bizneseve janë në vështirësi dhe kanë nevojë për para për të shlyer pagat e punonjësve dhe detyrimet e tjera, një situatë e lidhur me vonesat me rimbursimin e TVSH-së nga qeveria.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN