Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zbardhet agjenda e kongresit të socialistëve më 23 mars

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 14:24 | Politikë
Zbardhet agjenda e kongresit të socialistëve më 23 mars

Prezantimi i kandidatëve për kryetar Bashkie nuk do të bëhet në kongresin 23 marsit të Partisë Socialiste. Por, A2 CNN ka zbardhur agjendën e kongresit, ku ata që do të ngjiten për të folur, do të jenë të konfirmuar ose të rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër.

Mes emrave në listë është ai i Pjerin Ndreut, të cilin Rama në Lezhë nuk e zyrtarizoi gjate turit për “Bashkinë që duam”. Bashke me të, në podium do të ngjitet edhe Gledian Llatja, Prefekti i Qarkut Elbasan, që ka shprehur ambicien për Bashkinë. Ndërsa për dy Bashkitë e tjera të mëdha, atë të Shkodrës dhe të Durrësit, nuk ka ende asnjë vendim.

Po të shtunën, Erjon Veliaj do të nisë fushatën paraelektorale në sheshin “Nënë Tereza”, me synim rikonfirmimin, ndërsa do të publikohen edhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë.

Punimet e kongresit do të vijojnë deri në orën 17:00, ndërsa kryesocialisti do të mbajë fjalën rreth mesditës. Tema të tij do të jenë edhe bashkëqeverisja, pakti për universitetin dhe reforma zgjedhore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani