Bardhi: Thirrjet me megafon nxisin dhunën

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se policia vetëm sa provokon qytetarët me thirrjet me altoparlant. Emri i tij është lakuar si një prej organizatorëve të protestës, ndaj të cilit është nisur edhe një procedim penal për protestat e tjera.

“Nëse Policia ka ndonjë shqetësim të më telefonojë. Thirrjet me megafon nga maja e godinës së Kuvendit janë thjesht thirrje për të nxitur qytetarët për akte dhune”, tha Bardhi. “Shumica e shqiptarëve nuk e duan krimin, të vetmit që e duan janë mbyllur brenda godinës”.

Ish-deputetët dhe një pjesë e protestuesve janë ulur këmbëkryq në rrugë ndërsa të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në vijën e parë përballë policisë, edhe pse situata tani duket më e qetë. “Do të qëndrojmë këtu sa kohë qytetarët do të vendosin, nuk vendosim ne”, shtoi Bardhi, i pyetur nga A2 CNN.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN