Ferhati: Për Tiranën i besojmë Veliajt, sfida është ajo e përfaqësimit

E ftuar në A2, Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste dhe Sekretare e Komisionit të Ligjeve, përtej ngërçit politik që ka pushtuar vendin, flet për sfidat që PS-ja po përgatit në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Lista e kandidatëve nuk është ende zyrtarizuar, siç pohon Ferhati, por kurioziteti më i madh javët e kaluar ka qenë rreth konfirmimit të Erion Veliaj në kryeqytetin shqiptar.

Nuk ishin të pakët ata që shihnin një plan të dytë të kryeministrit Rama, por dyshimet tashmë duken të zbehura nga konfirmimet të vetë Veliajt.

“PS i ka dhënë besimin Erion Veliajt për të vazhduar” pohon Ferhati, që tashmë sheh përpara në këtë aspekt.

Mungesa e aleatëve të dikurshëm, si LSI dhe PDIU, mund të rrezikojë fitoren, ose të paktën fitoren e bindshme të socialistëve, që mund të krijonte destabilitet edhe në “Bashkinë-Shtet” të Tiranës. Ferhati nuk sheh rreziqe të tilla, edhe pse sipas saj sondazhet tregojnë “ një rritje të besueshmërisë të publikut ndaj kryebashkiakut por edhe ndaj Partisë Socialiste”  por pranon se ka disa sfida për t’u fituar.

“Sfida e ardhme është ajo e përfaqësimit i sa më shumë grupeve të interesit”, thotë Ferhati.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN