Këmbëkryq para Parlamentit, Vasili: Ky është sheshi i popullit

Petrit Vasili, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, foli për A2 CNN teksa së bashku me kryetaren Kryemadhi dhe Gazment Bardhin nga PD, qëndronin të ulur para Parlamentit, atje ku opozita mban protestën e gjashtë të saj.

Vasili u shpreh se ata janë këmbëkryq me popullin, ndërsa ata që qëndrojnë brenda parlamentit, sipas tij, e kanë humbur legjitimitetin.

“Ky është sheshi popullit. Edhe këmbëkryq rrihet me popullin. Ata qëndrojnë vetëm në karriget e qelbura, ruhen nga policia, me autoblinda me ujë. Nga kush ruhen? Nga populli i tyre. Kujt i flasin? Vetes së tyre. Parlamentin vetëm me këta, Shqipëria e ka fshirë para viteve ’90”, tha Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2