Kosova bind me Danimarkën, por fitorja i shpëton në fund

Një ndeshje plot gola dhe besim i shtuar për përfaqësuesen e Kosovës, që për pak sekonda nuk arrin një fitore të bujshme kundër një ekip prestigjioz si Danimarka, duke barazuar 2-2.

Në një  “Fadil Vokrri” të mbushur për rastin, ekipi i teknikut Challandes tregon se është rritur dhe nuk është aspak  inferior nga një ekip që ka fituar dikur edhe Kampionatin Evropian.

Është Amir Rrahmani ai që kalon Kosovën në avantazh falë një goli vërtet të bukur të Amir Rrahmanit me kokë, në përfundim të pjesës së parë. Kosova mbyll 45 minutat e para në avantazh, por ne rikthim danezët fillojnë dhe shtojnë presionin, duke arritur barazimin në minutën 63 falë një penalltie të realizuar nga Eriksen.

Entuziazmi në Prishtinë nuk ka kohë të shuhet, sepse tre minuta më vonë talenti i Swansea Bersant Celina përfiton nga një pasim i Zenelit dhe kalon në avantazh ekipin e tij.

Talenti nuk mungon, por eksperienca po dhe këtë Kosova e tregoi në sekondat e fundit, ku një gabim në mbrojtje i Rrahmanit i jep mundësinë Hojbjerg të shënoi në minutën ’91.

Përtej rezultatit, miqësorja tregoi edhe njëherë se në qoftë se Kosova arrin të menaxhojë më mirë momentet delikate të ndeshjeve, mund të jetë një kundërshtar  i rrezikshëm për këdo.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN