Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza vazhdon, “palët nuk do të tërhiqen”

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 21:51 | Politikë

Opozita zhvilloi sot protestën e radhës, një tubim në lëvizje, sa nga Parlamenti, tek Drejtoria e policisë e me pas në selinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë që liderët kryesorë të të dy kampeve ishin jashtë Shqipërisë, krizës i janë shtuar dje edhe deklaratat e presidentit të Republikës Ilir Meta për një dorëheqje të mundshme ose një vet sakrifikim si Salvador Allende në Kilin e viteve ‘70, për të zgjidhur situatën.

Por si do ta zgjidhte situatën një tjetër krizë, ajo e presidentit? Për këtë ishin të ftuar Besnik Bare, deputet i Partisë Socialiste dhe Enton Abilekaj, gazetar analist, dosja.al.

Enton Abilekaj dhe Besnik Bare

Për Abilekajn,  “protesta duket pak më e rrudhur, është vështirë që të mbahen protesta si ajo e 16 marsit”. Për gazetarin, protesta e sotme “nuk kishte një mesazh të fortë”, dhe ndërsa opozita ishte sërish në shesh, “Qeveria mbushte Parlamentin me deputetë të opozitës”, tashmë 96 dhe në rritje, të mjaftueshëm për të ndryshuar edhe kushtetutën, Sipas tij, në këtë pikë “shenjat janë që nuk do të ketë tërheqje nga të dyja palët., dhe që deri më tani  “shifrat dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve i japin  avantazh mazhorancës”.

Bare këtu ndërhyn duke kujtuar se “ne nuk jemi duke mbushur, është ligji që e përcakton”, dhe që kemi të bëjmë me njerëz “të zgjedhur nga liderët e partive opozitare”.

Për disa komentues, kriza aktuale në disa forma i afrohet vetëm asaj të vitit ’96, por Bare e mohon me forcë, duke kujtuar momentet e përjetuar atëherë si kandidat për deputetë, presionit të fortë nga institucionet shtetërore, dhe dhuna fizike ndaj tyre.

Por nuk mungon të bëj një paralelizëm, dhe citon “një diferencë kulturore”,  kur thotë se Partia Demokratike ka mbetur “e dhunshme” edhe kur ishte në Qeveri, si dhe sot në protestat si opozitë.  

Mbetet ngërçi aktual. Për Abilekajn nga momenti që Këshilli Kombëtar i partive opozitare ka vendosur të djegë mandatet, “deputetët e rinj” nuk mund të jenë përfaqësues të opozitës, përtej teknicizmave.

Këtë qasje ka shprehur sot edhe presidenti i Republikës, që ka përmendur edhe hipotezën e dorëheqjes, deklarata që Bare cilëson si “pak të çuditshme”, dhe sinjal që “ndodhet në vështirësi për një dualitet që ka ndodhur në familjen e tij, me ekuilibrin e tij nga një anë, dhe nevoja për të qenë në opozitë me bashkëshorten lider të LSI-së”.

Krahasimi me fatin e Salvador Allendes, nga ana tjetër, sipas Bares është tërësisht i gabuar,  dhe të vetmen ngjashmëri, ai e sheh në “faktorin rus që po tenton të destabilizojë rajonin”.  

Ndoshta një autogol, edhe për Abilekajn, sepse Allende njihej si figurë “pro-ruse”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani