Kryemadhi distancohet nga sulmi me bojë ndaj Gjonit: Rama është regjisori

Nga protesta para Parlamentit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur për A2 CNN se është Edi Rama regjisori i sulmit me bojë ndaj deputetit të ri Ralf Gjoni ditën e sotme.

“Regjisori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij, pasi mori betimet e deputetëve të rinj do t’i kthejë dhe në kloun. Po të ishte për të sulmuar, do ta kishim bërë me kohë. Shpresoj që viktimat e radhës të Edi Ramës të mos jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për zotin Gjoni. Ata që kanë kryer sulmin të mbajnë përgjegjësi”, tha Monika Kryemadhi.

Pas sulmit, Ralf Gjoni u shpreh se askush nuk e tremb atë. Ndërsa e vlerësoi sulmin si një akt rrugaçërie.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN