Opozitës parlamentare i shtohen edhe 3 deputetë, betohen në Kuvend

3a9aef2f 1126 40e9 8438 d49b71aadaa6 1100x620

Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë tre deputetët e rinj, të cilët u betuan në seancën e sotme në Kuvend.

Ata janë tre emrat më të fundit që i bashkohen atyre që pranuan mandatin e deputetit pas vendimit politik të opozitës për djegien e mandateve.

Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani ishin kandidatë në listat zgjedhore të LSI duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe të tre deputetët u betuan në Kuvend.