Organizoi funeralin e McCain, Trump nxit polemika: Nuk më falënderuan kurrë

Duke folur përballë punonjësve në fabrikën ushtarake të tankeve, presidenti Trump edhe njëherë lëshoi deklarata polemizuese rreth senatorit të ndjerë John McCain . Veterani ndërroi jetë 7 muaj më parë nga kanceri në tru.

 “Duhet të tregohem i sinqertë, nuk më pëlqente shumë”. Presidenti, mori përsipër funeralin e McCain dhe u ankua se nuk është falënderuar kurrë. “I dhashë atij funeralin që dëshironte. Nuk mora asnjë falënderim. Ska problem. Ne e përcollëm atë në rrugën e tij”.

Presidenti nuk ishte i ftuar në funeralin e senatorit dhe Meghan McCain tha se ishte e surprizuar që vajza dhe dhëndri i tij morën pjesë.

 “Ata më vendosën në siklet dhe shpresoj që të njëjtën gjë të kem bërë dhe unë.” Pavarësisht polemikave, republikanët qëndruan në heshtje.

Mikja e afërt e MekKein, senatorja Lindsi Graham, vendosi të mos dënonte presidentin Trump. Ajo tha se komentet për John McCain lënduan më shumë presidentin se sa trashëgiminë e senatorit.

Uashington Post raporton se njerëzit më të afërt të presidentit ia atribuojnë këtë sjellje, shqetësimeve lidhur me raportin e prokurorit special Robert Myler.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN