Pogba: Reali, ëndrra e çdo futbollisti!

Nga tërheqja në kombëtaren franceze e deri te merkato. Pol Pogba tremb tifozët e Manchester United, në një nga intervistat e tij më të fundit.

“Reali i Madridit është një ëndërr për çdo fëmijë dhe për të gjithë futbollistët në tërësi, sidomos nën urdhrat e Zidane. Por, unë jam i lumtur te Manchester me trajnerin e ri. Ndihem mirë në Angli, por nuk mund ta dijë se çfarë rezervon e ardhmja”, është shprehur francezi.

Pogba i shkel syrin në këtë mënyrë madrilenëve, ndërkohë që kontrata e tij me Manchester skandon në verën e 2021-it.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN