Protesta e opozitës, mediat e huaja: Kërkohet dorëheqja e qeverisë

Edhe protesta e kësaj të enjteje tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat publikuan imazhet e përleshjeve të manifestuesve me policinë.

“AssociatedPress” thekson se disa mijëra qytetarë u përpoqën të hynin brenda ndërtesës së parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Agjencia ndërkombëtare raporton dhe akuzat e opozitës se ekzekutivi i drejtuar nga Rama është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar.

Shkrimi i “AssociatedPress” është shpërndarë nga shumë mediat të tjera si “Washington Post”, “The New York Times” dhe “Fox News”. Ndërkaq, protesta e opozitës është pasqyruar dhe nga DW dhe ANSA.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN