Protesta para Parlamentit, strategjia e policisë pa gaz lotsjellës

Pas më shumë se tre orëve para Parlamentit në tentativa të shumta për të çarë kordonin e policisë, tubimi i gjashtë i opozitës u mbyll fatmirësisht pa nevojën e përdorimit të gazit lotsjellës.

Ndryshe nga herët e tjera protestuesit lëshuan me qindra kapsolla në drejtim të kordonit të policisë i cili në disa momente hasi vështirësi.

Mes tyre kishte dhe persona të maskuar ndaj herë pas here policia bënte thirrje për largim të tyre.

Për përballimin e situatës u angazhuan 1300 efektive të rendit, “shqiponjave” dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Fillimisht të gjitha forcat ishin shpërndarë në pika të ndryshme por më pas u dislokuan para hyrjes së Parlamentit, aty ku dhe u mblodh shumica e protestuesve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN