Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Të gjithë së bashku mundemi”, shoqatat e aftësive të kufizuara mblidhen në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 23:11 | Sociale

Me moton, “të gjithë së bashku mundemi më shumë” , shoqatat që ofrojnë shërbime në fushën e aftësisë së kufizuar intelektuale u mblodhën në ambientet e gjimnazit “Shote Galica” në Fushë Krujë për të treguar edhe njëherë që kjo pjesë e shoqërisë shqiptare që shpesh herë rri në hije të interesit publik, po përvetëson një dimension tjetër në vetëdijen e kapaciteteve të tyre për të dhënë një kontribut në shoqëri.

Shoqata si Caritasi shqiptar, Ndihmoni Jetën  dhe shoqata e prindërve të fëmijëve me autizëm ekspozuan punimet artistike dhe artizanale të krijuara prej tyre, si dhe u organizuan në ambientet e shkollës disa aktivitete sportive të menduara enkas, që kënaqi “sportistët” e vegjël dhe habiti të pranishmit që mendojnë ende se sporti dhe aftësitë e kufizuara nuk shkojnë bashkë.

I pranishëm në aktivitetin edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gaida, i cili siguroi se “institucioni që ai drejton do intensifikoi lidhjet me shoqatat me qëllim realizimin e nismave konkrete në të mirë të personave me aftësi të kufizuara”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë