Turqit mbërrijnë në Shkodër, por me mungesa

Kombëtarja turke ka mbërritur në Shkodër, ku do të përballet me Shqipërinë të premten në mbrëmje në ndeshjen e parë për kualifikueset e Euro 2020.

Përveç mungesave të Under dhe Mehmet Topal, turqit vijnë në këtë sfidë pa mesfushorin Irfan Can Kahveci, i cili është dëmtuar në stërvitje një ditë më parë. Federata Turke e Futbollit konfirmoi se lojtari i Basaksehir ka pësuar një dëmtim në ije dhe mendohet se nuk do të jetë i gatshëm edhe për sfidën kundër Moldavisë, që Turqia zhvillon të hënën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN