Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vranësira kalimtare, ulje e lehtë e temperaturave në mbrëmje

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 08:47 | Aktualitet
Vranësira kalimtare, ulje e lehtë e temperaturave në mbrëmje

Shqipëria mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta vranësirat sërish paraqiten në zonat lindore dhe kryesisht në juglindore, por nuk priten reshje.

Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë një ulje të lehtë në mëngjes dhe mesditë si pasojë e qarkullimit verilindor, ndërsa vlerat minimale dhe maksimale luhaten nga 0-1 në 23°C.

Ndërkohë, Europa mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta vranësirat në Europën Jugore, por shirat kufizohen në brigjet Afrikano-Jugore duke përfshirë edhe Sicilinë.

Po ashtu, reshje dëbore do të ketë sot në brigjet Perëndimore Norvegjeze. Temperaturat rriten në të gjithë Europën, më e ndjeshme rritja në mesditë duke ngjitur maksimumin në Perëndim-Qendër në 18°C, por mbetet maksimumi mbi 24°C, në zonat Jugore të Europës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë