27 vjet pluralizëm, Basha: Shqipëria në udhëkryq

Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu demokrat Lulzim Basha ka kujtuar 22 marsi e vitit 1992, kur pluralizmi mori rrugë me fitoren e PD në zgjedhje.

“Më 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për t’u shprehur, lirinë për të zgjedhur e për t’u zgjedhur”, shkruan Basha.

Më tej, Basha shkruan se rruga drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq për Shqipërinë.

“Ky udhëtim 27-vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane!”, mbyllet postimi i Bashës.

22 marsi, historia e demokracisë shqiptare

Shkarkoni aplikacionin e A2