Ambasadori britanik te PD, Basha: Të ndërtojmë Shqipëri të vlerave

Pas kthimit nga Brukseli, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka pritur ne takime të veçanta ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman dhe delegacionin e Ministrisë se Jashtme gjermane për çështjet e Ballkanit.

Takimet mes Bashës dhe përfaqësuesve të diplomacisë së huaj u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike dhe mësohet se në fokus të bisedave ishte situata politike në vend.

Këto takime vijnë një ditë pas protestës së zhvilluar dje nga opozita, ku pavarësisht mungesës së Bashës, drejtues e përfaqësues të këtyre partive u mblodhën dje në tubimin e radhës në sheshin përpara godinës së Parlamentit.

E ndërsa jemi 27 vite nga 22 marsi 1992, Basha vlerëson se rruga e Shqipërisë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq. Në një mesazh në këtë datë të rëndësishme për shqiptarët, Basha thotë se “është në dorën tonë ta përmbyllim këtë rrugë, duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane!”

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN