Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Blindohet “Loro Boriçi”, masa të larta sigurie për Shqipëri-Turqi

Nga A2 CNN
22 Mars 2019, 09:26 | Futboll
Blindohet “Loro Boriçi”, masa të larta sigurie për

Policia ka publikuar masat për të siguruar mbarëvajtjen normale të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Forca të shumta policore do të bllokojnë lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në rrugët përreth stadiumit.

Do të kryen gjithashtu kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit teksa nuk do te lejohet futja e sendeve metalike apo mjeteve piroteknike.

Tifozët, sot duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi, ndërkohë që uniformat blu u bëjnë thirrje të hyjnë në stadium disa orë përpara nisjes së ndeshjes për të shmangur radhët dhe rrëmujat e mundshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani