Diplomatët gjermanë: Merrni pjesë në zgjedhjet vendore, opozita gabim me mandatet

3470a ambasador christian hellbach ak 15 1100x620

Pas turnit të takimeve me politikën shqiptare, Christian Hellbach dhe Thomas Ossowski, të ngarkuarit për Evropën Juglindore dhe Politikat e BE pranë Ministrisë të Punëve të Jashtme gjermane nxorën një deklaratë ku theksojnë se  “debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në çdo demokraci, dhe e drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike”.

Dy diplomatët gjermanë gjithsesi nënvizojnë se “dhuna është e papranueshme”, dhe që qëndrimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin dhe sidomos për të djegur mandatet “është i gabuar”.

Gjermanët i bënë thirrje opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.  Edhe pse sipas tyre “duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre”, ky element arrihet sipas tyre vetëm me një “parlament funksional”.