Panucci: Këto janë lojtarët, po nuk gjuajte në portë nuk fiton

Klima të kuqezinjtë nuk është nga më të mirat, dhe në ajër ka një farë fatalizmi.

Duke filluar nga trajneri. “ krijuam shumë mundësi pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë ata luajtën më mirë. Nuk bëjmë gol, nuk arrimë para portës, është e vështirë të fitosh në këtë mënyrë”.

Ka edhe disa rrethana lehtësuese. “Grezda, Roshi, dhe Sadiku nuk janë në formë, vura Balliun dhe Memushajn për pak ekuilibër, por këto janë lojtarët”.

Kapiteni Hysaj është i të njëjtit mendim. “Po na penalizojnë shumë këto gabime që bëjmë. Pastaj arrimë deri në zonë të rreptësisë dhe ndalemi aty”. Por jep edhe një shpresë. “Ne shqiptarëve na duhet të ndizet një flakë që të marrim kënaqësi. Në 2016 ishte episodi në Beograd, tani na shërbejnë një ose dy fitore”.

Sulmi është nën akuzë, dhe këtë Uzuni  e pranon. “Rasti im na penalizoi, sepse pastaj u ndëshkuam për një gjysmë gabimi. Nuk jemi Spanja që krijon 15 raste dhe mund të shpërdorojë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN