Rama: Isha në Paris për hall, për protestat e opozitës

Me anë të një dalje “live”, Kryeministri Rama, po ashtu si ka raportuar më herët edhe A2 CNN, ka konfirmuar se prej së hënës ka qenë në Paris e më pas në Berlin, në një vizitë jo zyrtare.

“Nuk ishte një vizitë zyrtare, vizitë jo formale pune. Që nga bisedat me ish-presidentë e kryeministër. Takimet i kam kërkuar vetë, pa media, për të pasur maksimumin e lirisë së shkëmbimit të pikëpamjeve”, tha Kryeministri.

Më tej, ai reagoi ndaj disa lajmeve që u publikuan në disa portale se ai ishte shtruar në spital pas një ataku në zemër. “Fatkeqësisht shumë miq u shqetësuan nga lajmi i atakut tim në zemër. Të bësh opozitë duke sajuar lajme të rreme për sëmundje të kundërshtarit tënd, do të thotë ke prekur fundin. Nuk më më mbetet gjë tjetër vetëm të mëshiroj ata që realizuan këtë sajesë.

Në fund, Rama e mbylli duke kujtuar se nesër mbahet Kongresi i PS. “Nesër do të shihemi e do të dëgjohemi prapë nga kongresi ynë i qershorit që po vjen”.

Shkarkoni aplikacionin e A2