Rikthehet “amnistia” për të dënuarit, mazhoranca do të risjellë draftin

Në dhjetor dyert e burgjeve nuk u hapën dhe asnjë nga të dënuarit nuk përfitoi nga falja e fundvitit.

Mazhoranca e kishte asokohe draftin gati, por nuk siguroi dot votat nga opozita. Por me zëvendësimet e reja në parlament, qeveria beson se mund të sigurojë kartonët e nevojshëm, për të kapur 84 votëshin.

Burime nga Ministria e Drejtësisë thonë për A2 CNN se drafti që ka mbetur pezull, do të rishikohet, edhe për shkak të afateve kohore për veprat e kryera nga të dënuarit.

Të njëjtën taktikë mazhoranca pritet të ndjekë edhe me ligjet e tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar, si kodi rrugor apo dhe reforma zgjedhore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN