Shqetësimet e specialistëve, laboratori Kriminalistik në udhëkryq

Laboratori Qendror i Kriminalistikës, prej vitesh po kalon disa problematika, ku ambientet e papërshtatshme dhe cilësia e ekspertizave janë disa prej tyre.

Prej 4 vitesh, Laboratori Qendror i Kriminalistikës është zhvendosur te Garda e Republikës, por duket se kushtet për ekspertizë atje, janë të papranueshme. Drejtori kërkon ambiente të reja. Ai u paraqiti deputetëve, një ankesë tjetër.

Çeloalia i referohet kësaj strukture europiane që certifikon laboratorët shtetërorë, por anëtarësimi atje kërkon ambiente, trajnime dhe rezultate të pakontestuara.

Kryetarja foli për këtë sistem rus, metë cilin operon Shqipëria, ndërsa vendet e BE-së janë të integruara në një tjetër sistem.

Një ish-specialist në laboratorin rajonal të Tiranës dhe sot ekspert i pavarur, rrëfen një tjetër anë të problematikave.

Menjëherë pas instalimit tek Garda, Policia Shkencore u dogj nga disa llamba kineze, sipas përgjigjes zyrtare, ndërsa demokratët kanë përmendur ngritjen e ndërtesa qeveritare në këto ambiente.

Shkarkoni aplikacionin e A2