“Shtetrrethim” në hotelin e Kombëtares, policia largon “Plisat”

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme me Turqinë në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2020-ës.

Trajneri Panucci ka kërkuar qetësi maksimale për lojtarët e tij në prag të sfidës. Forcat e policisë janë pozicionuar pranë hotelit ku është akomoduar kombëtarja në Shkodër.

Ndërkohë, gazetari i A2 CNN raporton se tashmë mbështetësit e zjarrtë të Kombëtares, “Plisat”, kanë mbërritur në Shkodër dhe pikërisht pranë hotelit të kombëtares, duke ndezur atmosferën me këngët e tyre karakteristike.

Por mësohet se policia ka ndërhyrë dhe u ka kërkuar që të largoheshin pasi lojtarët ishin në moment pushimi para ndeshjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN