Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shtyrja e Brexit, Brukseli pranon, por sipas planit të tij

Nga A2 CNN
22 Mars 2019, 10:11 | Bota
Shtyrja e Brexit, Brukseli pranon, por sipas planit të tij

Bashkimi Europian pranoi shtyrjen e procesit sfilitës të Brexit, duke i dhënë mundësinë Britanisë së Madhe të shmangë divorcin pa ujdi në 29 mars.

Pas bisedimeve maratonë që vijuan deri në orët e vona në Brukel, BE refuzoi propozimin e kryeministres Theresa May duke vënë në tryezë ofertën e tyre, të ndarë në dy pjese.

Sipas planit të Brukselit, nëse ligjvënësit britanik do të miratojnë ujdinë e negociuar nga Theresa May javën e ardhëshme, Londra do të shkëputet nga blloku në 22 maj.

Por nëse, edhe përpjekja e tretë e kryeministres do të dështojë, Britania do të ketë kohë deri ne 12 prill për t’i parashtruar strategjinë e veprimit Brukslit. Në një skenar të tillë, nëse Londra do të pranojë të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit maj, do të shqyrtohet mundësia për një zgjatje të mëtejshme të afatit, me disa muaj.

“Praktikisht kjo nënkupton se deri në këtë datë të gjitha opsionet mbeten të hapura. Qeveria britanike do të përballet sërish më zgjedhjen e divorcit me marrëveshje, shtyrje më të gjatë të afatit apo tërheqjen e nenit për 50-të, për shkëputjen”, tha Tusk.

May, e cila udhëtoi drejt Brukselit më kërkesën për një shtyrje deri në datën 30 qershor e mirëpriti vendimin e këshillit. Ajo tha se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që Britani të largohet më një ujdi.

“Ligjvënësit britanikë kanë opinione të ndryshme dhe unë i respektoj. E di që kanë një mision të vështirë, por unë shpresoj që të biem në një mendje, pasi ky është momenti vendimtar. Do bëj çdo përpjekje që ne të largohemi me një marrëveshje e të vazhdojmë përpara”, u shpreh May.

Atmosfera në Bruksel gjatë së enjtes ishte e tensionuar, ndërsa argumentet e liderët britanike, lanë të zhgënjyer liderët europianë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani