Sulltan Nevruzi, festime dhe urime në selinë e shenjtë

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit. 22 marsi është dita e ardhjes së pranverës, ringjalljes së jetës, por dhe datëlindja e Imam Aliut.

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët janë drejtuar selisë së shenjtë në Tiranë për të ndjekur ritet fetare të festës më të madhe bektashiane.

Kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj krahas urimit, ka dhënë mesazhe për popullin dhe politikën. Sipas tij, rinia nuk duhet te largohet nga Shqipëria, ndërsa politika të gjejë gjuhën e dialogut në të mirë të vendit.

Besimtarët kanë vijuar festimet në familje me gatimet tipike të festës, ndërsa në kryegjyshatë u bënë vizita nga drejtues të lartë të shtetit, politikës dhe ambasadore të akredituar në vendin tonë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN